Flash News

KRYESORE

Demiraj i hipën avionit dhe monitoron nga ajri nëse është mbjellë hashash

Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj kreu sot një inspektim ajror për të monitoruar gjendjen e kultivimit të lëndeve narkotike Canabis Sattiva. Gjatë këtij inspektimi që u shtri në të gjithë territoret që kanë qenë problematike gjatë vitit të kaluar nuk është evidentuar asnjë rast i kultivimit të bimëve narkotike. Edhe nga raportimet që Ministri Demiraj ka marrë nga Policia e Shtetit nuk rezulton të ketë kultivim në masë të lëndeve narkotike, me përjashtim të rasteve të izoluara që janë evidentuar dhe asgjesuar. Ministri Demiraj ka inkurajuar Policinë e Shtetit të përqëndrohet në evidentimin dhe sekuestrimin e sasive stok të lëndeve narkotike të trashëguara nga viti i kaluar, në mënyrë që trafikimi i tyre jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të minimizohet dhe parandalohet plotësisht.

Të fundit