Flash News

KRYESORE

Vetëvendosja rezultat historik, shpallet partie e parë në Kosovë

Vetëvendosja rezultat historik, shpallet partie e parë në

Lëvizja Vetëvendosje ka arritur një fitore historike në këto zgjedhje. Ndonëse ajo është renditur e dyta pas koalicionit PDK-AAK-Nisma, si parti ka arritur që të dalë e para.

Kur kanë mbetur edhe pak kuti për t’u numëruar, VV ka arritur të sigurojë e vetme 26.7% të votave, ndërsa koalicioni i fitues ku bëjnë pjesë disa parti ka fituar 34.6% të votave. Në vend të tretë është renditur koalicioni i LDK me AKR që kanë mbledhur 25.8% të votave.

VV ka propozuar si kandidat për kryeministër Albin Kurtin dhe zyrtarë të saj kanë theksuar se nuk do të pranojnë të bëjnë koalicion me PDK-në, ndërsa me LDK-në vetëm nëse pranojnë Kurtin si kreun e qeverisë.

Nëse partitë kryesore do të kishin hyrë të ndara në zgjedhje, sot fituese do të ishte Lëvizja Vetëvendosje.

Të fundit