Flash News

KRYESORE

Shpërthimi në zyrën e LSI në Durrës, reagon Lefter Koka: Zagarët e Rilindjes s’mund të ndalin vullnetin e qytetarëve

Shpërthimi në zyrën e LSI në Durrës, reagon Lefter

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka reaguar ashpër pas shpërthimit në zyrën e LSI në Durrës. Koka akuzon eksponentë të policisë dhe sipas tij ngjarja vjen pas thirrjes së Rames për efektivet që pas punës të vijojne aktivitetin tjetër.

“Ngjarja vjen pas thirrjes së eksponentëve kryesorë të Partisë Socialiste të cilët i bëjnë thirrje policisë që pas orarit të punës të bëjnë veprimtarinë tjetër të vendosjes së tritolit. Do t’i bëja thirrje socialistëve të ndershëm se kemi kaluar probleme të kësaj natyre në vitin 1997. Unë jam i bindur se nuk janë ata që dëshirojnë këtë situatë. Atë që ne e kemi pagëzuar me emrin Rilindja është një grup shumë i vogël të cileve i bëj thirrje që të mos luajnë, sepse të rinjtë dhe të rejat e LSI do frenojnë me çdo mënyrë këta zagarë të cilët kërkojnë të deformojnë votën”-tha Koka.

Të fundit