Flash News

KRYESORE

Politikania e PDK-së e qetë pas rezultatit: Koalicion me Vetëvendosjen? Kurrë nuk i dihet

Politikania e PDK-së e qetë pas rezultatit: Koalicion me

Kandidatja e PDK-së për deputete, Arbana Xharra e sheh si të mundur një koalicion të PDK-së me Lëvizjen Vetëvendosje.

Nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’ ajo tregon se në rrjetin social ka shokë virtual vetëm një zyrtar të VV-së, që sipas saj është largpamës në politikë dhe kurrë nuk dihet lidhur me një koalicion të mundshëm PDK-VV.

“Veç Dardan Molliqaj nuk më paska hek prej listës së miqve, prej grupit të ish miqve virtual të "Vetëvendosjes" pasi aderova në PDK. Ky është politikan, larg mendon, kurrë si dihet, kur të bohet naj herë koalicioni me PDK, ec e pajtohu apet e ço kërkesë miqësie”, shprehet Xharra.

Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje e ka mohuar kategorisht një koalicion me PDK-në dhe shpesh herë fushatën e kanë fokusuar në sulmet ndaj ish-kryetarit të kësaj partie, Hashim Thaçi. Partia që drejtohet nga Visar Ymeri ka siguruar 31 mandate në Kuvendin e ri dhe ka në dorë krijimin e qeverisë së re.

Të fundit