Flash News

KRYESORE

LSI ‘zapton’ udhëheqjen opozitës, Petrit Vasili: Zgjedhjet më të shëmtura; do jemi zëri i qytetarëve në Kuvend

LSI ‘zapton’ udhëheqjen opozitës, Petrit Vasili: Zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka deklaruar se pranon rezultatin e zgjedhjeve të 25 qershorit, të cilat i ka quajtur të shmëtura. Megjithatë, kryetari Petrit Vasili ka nxituar të ‘zaptojë’ rolin udhëheqës të opozitës, ndonëse qytetarët e nxorën parti të tretë.

Vasili tha se ‘Rilindja’ përdori strategjinë e terrorit kundër LSI, por theksoi se tashmë shqiptarët do të kenë pas katër vitesh zërin e tyre në Kuvend, duke përjashtuar rolin e Partisë Demokratike, e cila në numra është partia më e madhe opozitare. LSI ka përjashtuar në këtë mënyrë një koalicion me PS-në, e cila deri më tani sipas projeksioneve ka 74 mandate.

Reagimi i Petrit Vasilit:

Të falenderojë mbi 230 mijë votues shqiptarë që votuan për t’i ngarkuar LSI një mision që ka të bëjë me nevojën për të bërë Shqipërinë me një opozitë të vërtetë. Zgjedhjet e 25 qershorit për shkak të strategjisë së terrorit të lëshimit të milionave parave të jashtëligjshme dhe bashkëpunimit të policisë me këtë strategji, 230 mijë votat ishin goditja që mund t’i jepnim kësaj strategjie. Pas 4 vitesh mijëra e mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Kuvend. Zë që do të denoncojë këtë terror, që do të zhbëjë moralisht strategjinë e drogës në këtë vend dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj. Vendi do të ketë tani një opozitë të vërtetë dhe jo të kapur. Këto zgjedhje kanë qenë më të shëmturat, por nuk do të lodhemi për t’ja dokumentar shqiptarëve.

Që nga ky moment e tutje ne nuk do t’i ndahemi misionit të opozitës dhe do t’i prijmë aksionit tonë opozitar. Nuk do të ketë më kompromise të natës dhe të ditës.

Të fundit