Flash News

KRYESORE

LSI: Rama udhëron policinë të vjedhë vota, presim reagimin e SHBA

LSI: Rama udhëron policinë të vjedhë vota, presim reagimin e

Pas thirrjes së Ramës për policinë e shtetit, kryetari i grupit të LSI, Luan Rama ka reaguar ashpër. “Qëndrim i papërgjegjshëm i Ramës, në humbje totale të logjikës ka deklaruar sot në Berat se fton policinë e shtetit, që pasi të lerë orarin e punës të mbledhë vota për PS pas orarit të punës.

Ky është një rast skandaloz, provokativ, pasi policia e ka të ndaluar të marrë pjesë edhe pas orarit të punës në veprimtari politike dhe të mbledhë vota për llogari të ndonjë subjekti. Policia e shtetit është e depolitizuar, përcaktim i qartë, që do të thotë ndalim absolut për pjesëmarrje në fushtë, nëse nuk e kupton le të pyesë këshillarët. Rama udhëron policinë të vjedhë vota për Rilindjen, Rama dërdëllit se po bën shtet, por shfaqet si njeri anti­shtet. Kërkojmë nga zv/ kryeministrja e Task Forcës, nga ministria dhe policia që të distancohen nga ky qëndrim provokativ dhe humbje të plotë të kontrollit.

 Policët mos i pëgjigjen kësaj përgjigje, por mos guxojë askush të mbledhë vota, as për Rilindjen dhe as për një forcë tjetër, por të zbatojnë ligjin, pasi në të kundër nuk do të keta rilindas që do ta mbrojë atë rilindas që trafikon vota. Kjo është një deklaratë e turpshme, Rama i papërgjegjshëm. Ftoj trupin diplomatit dhe ambasadorin e SHBA dhe të tjerët të BE, të analizojnë dhe të mbajnë qëndrim publik ndaj shqiptarëve përballë kësaj deklarate provokative kundër ligjit”

Të fundit