Flash News

KRYESORE

Dorëhiqet mes lotësh Gianni De Biasi, nga sot Kombëtarja Shqiptare është pa trajner

Dorëhiqet mes lotësh Gianni De Biasi, nga sot Kombëtarja

Nga sot Kombëtarja Shqiptare është pa trajner. Gianni De Biasi ka dalë në një konferencë të përbashkët me kreun e FSHF-së, Armand Duka, duke lajmëruar se nuk do të qëndrojë në ekipin shqiptar deri në fund të sezonit, ashtu siç vetë kishte premtuar më parë.

Mes lotësh, De Biasi ka falenderuar të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë atij dhe ekipit përgjatë këtyre viteve. "Largohem me vështirësi, por i vetëdijshëm se cikli im ka përfunduar. Në 5 vite e gjysmë mendoj se kam realizuar të gjitha pritshmëritë. Falenderoj djemtë që kanë qenë pjesë e ekipit dhe ata që punojnë në federatë por që nuk duken", tha trajneri në konferencë.

Ndërkohë, presidenti Duka është shprehur i surprizuar nga ky vendim i De Biasit, për të cilin tha se ia kishte komunikuar ditën e djeshme. Duka theksoi se largimi i trajnerit nuk ka ndodhur për shkak të tij, pasi De Biasi ka patur të gjithë mbështetjen e FSHF-së.

Vijon...

 

Të fundit